Konflikti në Fier, flet nëna e 15-vjeçares: Vajza u bullizua, nuk mori ndihmë nga shkolla

Konflikti në Fier, flet nëna e 15-vjeçares: Vajza u bullizua, nuk mori ndihmë nga shkolla

Në pritje të seancës për caktimin e masës së sigurisë personale në Gjykatën e Fierit, nëna e një prej 15-vjeçareve, ndaj së cilës është vendosur masa “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, deklaron për A2CNN se shqetësimet për gjendjen e vajzës kanë qenë të hershme. Sipas saj, problemet kanë nisur disa muaj më parë, kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare publike. Ajo pretendon se familja kishte nevojë për mbështetje nga shkolla dhe psikologia, por nuk mori ndihmën e nevojshme. Për këtë arsye, prindërit iu drejtuan Zyrës Arsimore në Fier dhe më pas vendosën ta regjistronin vajzën në një shkollë private. Megjithatë, sipas nënës, 15-vjeçarja nuk shkoi asnjë ditë në shkollën e re, pasi ndihej e bullizuar. Ajo shprehet gjithashtu e shqetësuar pasi...