Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë i bëjnë ‘qokën’ Sadushit: Rishikohet praktika për ‘arrest në burg’
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin të rishikojnë praktikën unifikuese për caktimin e masave të sigurisë, duke sjellë ndryshime të pjesshme të praktikës së njësuar të vitit 2011 lidhur me masat e sigurimit personal "arrestit në burg”. Të thirrura me iniciativë të kryetarit të kësaj gjykate, Sokol Sadushi, Kolegjet e Bashkuara i bënë 'qokën' kryetarit duke vendosur ndryshimin e pjesshëm të praktikës, ndërsa rrëzuan rekursin e Prokurorisë së Apelit për shtetasin Begtash Zeneli, dosje e cila vuri në lëvizje kolegjet e bashkuara. Për këtë të fundit lanë në fuqi masën 'arrest në shtëpi'. Sipas vendimit të sotëm Gjykata ka detyrimin të arsyetojë se përse masat alternative janë të papërshtatshme për t’u caktuar. Në lidhje me rrezikshmërinë e personit, Kolegjet e Bashkuara ndajnë qëndrimin se gjykatat duhet të analizojnë personalitetin e personit dhe se rrezikshmëria e personit mund...
Burimi:
syri.net