Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Avokatët e kryeqytetit kanë zgjedhur kolegun e tyre, Klodjan Skënderaj, në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë për një mandat 4-vjeçar. Burime  bëjnë me dije se nga 774 pjesëmarrës në procesin zgjedhor të zhvilluar ditën e sotme, 569 prej tyre kanë votuar për kandidatin Klodjan Skënderaj. Në rend zbritës, ai është ndjekur nga kandidati Lulzim Alushaj me 88 vota dhe kandidati Saimir Vishaj me 43 vota. Për kreun e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë kandiduan gjithsej 8 avokatë. Në procesin zgjedhor të së premtes, avokatët votuan gjithashtu edhe për Këshillin Drejtues dhe Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Me këtë rezultat, Klodjan Skënderaj do të drejtojë Dhomën Vendore të Avokatisë Tiranë për katër vitet e ardhshme.