Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e fruta-perimeve në Lushnje, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)
Policia ka arrestuar Klodian Çinën, 48-vjeçarin e shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e fruta-perimeve. Sipas policisë, ai fshihej në Durrës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ka qenë i shoqëruar bashkë me një tjetër në momentin kur i ka vënë zjarrin tregut, por ky i fundit s’rezulton të jetë përfshirë. “Gjithashtu, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. Materialet hetimore i janë dorëzuar prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme. Njoftimi Kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar për zjarrvënien në tregun...
Burimi:
vizionplus.tv