Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut masën e dënimit për Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur zbutjen e dënimit për ish-deputetin Alqi Bllako. Në shkallën e dytë të gjyqësorit ai është shpallur i pafajshëm për episodin e marrjes së 7 milionë lekëve si rrogë. Nga ana tjetër, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se është lënë në fuqi episodi tjetër i korrupsionit në vlerën e 119 mijë eurove. Bllako e ka kryer pjesën dërrmuese të dënimit në burg, teksa pjesën e mbetur do ta kryejë me shërbim prove. NJOFTIMI PËR MEDIAT – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më 20.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale...
Burimi:
opinion.al