Ilir Beqaj, apelon vendimin për masën e sigurisë, kërkon lirimin nga qelia

Ilir Beqaj, apelon vendimin për masën e sigurisë, kërkon lirimin nga qelia

Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj nuk heq dorë nga kërkesat për të fituar lirinë e cila i mungon prej korrikut të vitit 2024. Pasi shkalla e parë ia rrëzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në masë tjetër si garancia pasurore, ish ministri i është drejtuar apelit të posaçëm me një ankim ndaj këtij vendimi. Dhe në shkallën e dytë të gjyqësorit kërkesa e tij mbetet e njëjta, lirimin nga qelia. Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale në procedimin penal që ka të bëjë me vjedhjen e fondeve të Bashkimit Europian përmes programit Saspac. Ndaj tij prokuroria i ka renditur si “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”. Paralelisht me...