I vuri thikën në qafë policit të rrugores që ishte në detyrë, në pranga autori! Efektivi: Më erdhi nga pas!

I vuri thikën në qafë policit të rrugores që ishte në detyrë, në pranga autori! Efektivi: Më erdhi nga pas!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një person i identifikuar si Dorjan Kasa, i ka vendosur thikën në qafë një efektivi të Policisë Rrugore. Efektivi i rrugores ka qenë te vizat e bardha pranë qendrës tregtare dhe po orintonte këmbësorët për të kaluar. Në një moment, sipas dëshmisë së tij, një person i ka shkuar nga pas dhe i ka vendosur thikën në qafë. “Për një moment nuk e kuptoja se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pash që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, ka sqaruar efektivi. Pas kësaj autori Dorjan Kasa u arrestua por në polici nuk jep asnjë deklarim apo të shpjegojë motivet dhe arsyen pse...