I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

I pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është pyetur këtë të martë si dëshmitar në procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij. Para gjykatës, Shkreli mohoi akuzat, duke deklaruar se nuk ka premtuar apo ofruar përfitime në këmbim të votës dhe se komunikimet e përgjuara nga SPAK lidhen me zgjidhjen e problematikave të qytetarëve dhe organizimin e një takimi elektoral, e jo me ndikimin e zgjedhësve. “Nuk kam ofruar dhe premtuar asgjë në këmbim të votës. Fshati Stajkë kishte problematikë që në vitin 2019 me energjinë elektrike, unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve, unë mund të jem e sot në përgjim, dje mora një drejtor tjetër se kishte problem me dritat në një fshat...