I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari
Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi nga forcat e zjarrfikëses së Bashkisë Devoll, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, është bërë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët. I moshuari, me iniciale N.B., vuante nga probleme shëndetësore (demencë) dhe ishte larguar nga banesa e tij. Menjëherë pas njoftimit për humbjen e tij, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë organizuar një operacion të gjerë kërkimi në zonë. Pas disa orësh kërkimesh, i moshuari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar dëmtime serioze gjatë kohës që ka qëndruar i humbur. Më pas, ai është dërguar drejt Spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, kryesisht për shkak të lodhjes...
Burimi:
javanews.al