I fshehur prej 10 vitesh në stan, zbulohet si jetonte Violand Braçellari! Familja përfitoi fonde nga AZHBR për bagëtitë
Violand Braçellari prej 10 vitesh në arrati, kishte arritur të ndërtonte një stan të mirfilltë në një një kodër të Lozhanit. Ai kishte ndërtuar stalla ku merrej me rritjen e bagëtive. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vëllai i Braçellarit, Danieli dhe e ëma, Berdane, kanë përfituar fonde prej vitesh nga AZHBR për shtimin e numrit të lopëve në stan. Konkretisht Berdane Braçellari ka marrë 500.000 lekë të reja ndërsa i biri 497.500 lekë të reja. Violand Braçellari, autor i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli, është dënuar me 10 vite në mungesë për trafik e prodhim të lëndëve narkotike, ndërsa cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai prej vitesh jetonte në stan ku dhe kishte punësuar një çoban....
Burimi:
javanews.al