I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

Arrestohet në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian një 50-vjeçar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. 50-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar e i dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Apelit të Romës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit drejt Italisë. “Policia e Shtetit Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”. Kapet në Durrës dhe ndalohet me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet...