‘I afërmi’ i zhvati 60 mijë euro 34-vjeçarit në Tiranë, pranga dy personave, një në kërkim
Një skemë mashtrimi kompjuterik dhe zhvatjeje është zbardhur nga Policia e Tiranës, duke çuar në pranga dy persona dhe në shpalljen në kërkim të një të treti. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Wrong Idea” (Ideja e Gabuar). Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga një 34-vjeçar, i cili kishte rënë pre e mashtrimit përmes një platforme komunikimi online, ku i ishte zhvatur një shume e majme parash. Sipas burimeve zyrtare nga policia, autorët kishin studiuar lëvizjet e viktimës. Njëri prej tyre ka komunikuar në rrjetet sociale me 34-vjeçarin, duke iu prezantuar në mënyrë të rreme si një person i afërm i familjes së tij. Me anë të manipulimit dhe duke pretenduar se ndodhej...
Burimi:
syri.net