Humbi jetën në aksidentin tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi 36-vjeçar
Personi në foto është Redion Hasimi, 36 vjeç ,drejtuesi i furgonit të linjës Berat–Tiranë, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, në autostradën Durrës–Tiranë. Si pasojë e përplasjes, 12 pasagjerë u plagosën, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISË: Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia. Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë...
Burimi:
javanews.al