Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë
Një operacion intensiv kërkim-shpëtimi i Policisë së Librazhdit ka përfunduar me sukses, duke shpëtuar shëndoshë e mirë dy turistë gjermanë që kishin humbur orientimin në zonën malore të Polisit. Pas njoftimit se ishin humbur kontaktet GPS me turistët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, të mbështetura nga punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore, nisën menjëherë kërkimet në terren. Për lokalizimin e tyre u përdorën edhe dronë. Pas 15 orësh kërkimesh intensive, dy shtetasit gjermanë u gjetën në fshatin Gaferr (Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas) në gjendje të mirë shëndetësore. Nga verifikimet rezultoi se turistët kishin humbur rrugën dhe e kishin pasur të pamundur të kërkonin ndihmë për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonë. Turistët kanë falënderuar efektivët e policisë për profesionalizmin dhe...
Burimi:
javanews.al