Hita takon studentët e Akademisë së Sigurisë: Policia ka nevojë për profesionistë me integritet dhe përkushtim

Hita takon studentët e Akademisë së Sigurisë: Policia ka nevojë për profesionistë me integritet dhe përkushtim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar një takim me studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, si edhe me punonjës policie që po trajnohen për hetimin e krimit në Akademinë e Sigurisë, ku theksoi rëndësinë e integritetit, profesionalizmit dhe besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Hita vlerësoi zgjedhjen e të rinjve për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë, duke e cilësuar atë si një vendim që kërkon guxim, disiplinë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie. “Zgjedhja juaj për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë është për t’u vlerësuar, një zgjedhje e rëndësishme për jetën tuaj dhe për kontributin në shoqëri. Është një vendim që flet për guxim dhe për dëshirën për t’i shërbyer vendit”, u shpreh ai. Kreu i...