Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Policia: Dy të arrestuar
Policia e Tiranës ka reaguar për helmimin nga ushqimi të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë. “Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore”, lexohet në njoftimin e policisë. Gjithashtu, policia njofton se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit, ndërsa ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë që furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë. Njoftimi i Policisë Tiranë: Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...
Burimi:
opinion.al