Grabitje brenda bankës së nivelit të dytë pranë stadiumit ‘Dinamo’
Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit "Dinamo" është grabitur mesditën e sotme në Tiranë. Një person është futur brenda degës së OTP Bank dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte. Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata" ku një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli...
Burimi:
syri.net