Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Last Bet”, duke goditur tre raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar dy persona, katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy shtetas janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia zbuloi tre ambiente ku organizoheshin lojëra fati dhe sekuestroi 3 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe 5 telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin G. Zh., 22 vjeç, ndërsa shpallën në kërkim M. Zh., 50 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç. Ata dyshohet se organizonin lojëra fati në një ambient të marrë me qira...
Burimi:
javanews.al