Gjyqi në GJKKO, Laert Haxhiu nuk përballet me shokun e tij “pentito”, dëshmon Tafani: Si ja vendosa tritolin Erjon Çokut

Gjyqi në GJKKO, Laert Haxhiu nuk përballet me shokun e tij “pentito”, dëshmon Tafani: Si ja vendosa tritolin Erjon Çokut

Seanca gjyqësore ndaj Laert Haxhiu në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar në mungesë të të pandehurit, i cili nuk është paraqitur për t’u përballur me ish-bashkëpunëtorin e tij të kthyer në të penduar. Në sallën e gjyqit ka dëshmuar Artan Tafani, i cili konsiderohet kyç në zbërthimin e grupit kriminal të Haxhiut. Ai është marrë në pyetje nga prokurori Behar Dibra, i cili e ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Gjatë seancës, Tafani ka dhënë një dëshmi të detajuar mbi njohjen me Haxhiun dhe veprimtarinë kriminale, duke e rrëfyer në mënyrë të drejtpërdrejtë para trupit gjykues: “Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më...