Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit, 43 vite burg për të dhe anëtarët e grupit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Emiljano Shullazit, 43 vite burg për të dhe anëtarët e grupit

Emiljano Shullazi dhe pjesëtarët e grupit të tij kriminal nuk kanë arritur të ndryshojnë vendimin e drejtësisë. Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekurset e paraqitura prej tyre, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së për dënimet me një total prej 43 vitesh burg. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri, të cilët konfirmuan dënimet për të akuzuarit për veprat penale të “gjobëvënies” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Sipas vendimit, Emiljano Shullazi do të vuajë 14 vite burg. Ndërsa Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë dënuar me nga 10 vite burg secili. Për Blerim Shullazi është lënë në fuqi dënimi me 9 vite heqje lirie. Sa i përket Gilmando Dani, Gjykata...