Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra. Sipas gazetarit të Syri tv Fatjon Gjinaj, kërkesa e saj ishte refuzuar më herët edhe nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit. Në prill të këtij viti, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe një tjetër rekurs të Ballukut, me të cilin ajo kundërshtonte masën e ndalimit të daljes jashtë vendit. Pasaporta e saj vijon të mbetet e sekuestruar me vendim të GJKKO-së. Masat ndaj ish-numrit dy të qeverisë u vendosën pasi SPAK i komunikoi akuzën për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me procedurën e tunelit të Llogarasë. Ajo është gjithashtu nën hetim për shtatë lote të...
Burimi:
syri.net