FOTO – Braktisi makinën në Qafë Thanë/ Kapet në Përrenjas autori i plagosjes në Pogradec
Gazetarja e Syri tv njofton se disa burim konfirmojnë se është kapur nga policia një person, i cili ka qenë bashkë me autorin kur ka ndodhur plagosja. Ndërkohë autori Nikolla Agolli është personi i kapur në Përrenjas. U kap nga policia pas koordinimit me drejtorinë e policisë Elbasan. Mësohet gjithashtu se ata e kanë lënë mjetin e tyre në Qafë Thanë dhe janë larguar me një fugon. Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhane. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar të 2025. Lexo edhe: Pamjet nga vendngjarja/ Plagosja në Pogradec, një vit më parë vëllai i tij qëlloi me armë mbi autorin
Burimi:
syri.net