EMRI / Tragjike në Angli, shqiptari gjendet i vdekur në rrugë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një 28-vjeçar shqiptar u gjet pa shenja jete në një rrugë të qytetit të Leicesterit. Ai fillimisht ishte gjetur i plagosur rëndë, por se ndërroi jetë gjatë dhënies së ndihmës së shpejtë. Viktima është identifikuar nga policia si Ervin Lita, i njohur gjithashtu me emrin Ervin Axhami. Sipas autoriteteve britanike, shërbimi i ambulancës East Midlands Ambulance Service njoftoi policinë rreth orës 06:58 të mëngjesit të së dielës, pasi e gjeti të riun të shtrirë me plagë të rënda në Compton Road. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, 28-vjeçari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Policia e Leicesterit ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të...
Burimi:
javanews.al