EMRI/ Aksident i rëndë në det, skafi përplas skafin e policisë, një viktimë

EMRI/ Aksident i rëndë në det, skafi përplas skafin e policisë, një viktimë

Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sarandës. Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën. Është identifikuar edhe viktima e aksidenti detar në Ksamil, është Albiano Kreçi, 20 vjeç, banor i Ksamilit. Forca te shumta policie ndodhen në Ksamil. Ambulancat kanë sjellë deri tani dy persona në urgjencën e spitalit të Sarandës, dyshohet se njëri ka ndërruar jetë.