EMRAT/ Vrasja e mafiozit grek, në pranga 4 persona, mes tyre dy shqiptarë
Policia greke ka arrestuar 4 persona të dyshuar për vrasjen e mafiozit Jorgos Moskouris i njohur si “Thamnakia”, ngjarje e ndodhur në prill 2025 në Halandri. Operacioni u zhvillua të martën, më 6 maj, pas një hetimi disamujor nga Departamenti i Vrasjeve, ku të arrestuarit akuzohen se kanë qenë grupi mbështetës për autorët e krimit që vranë 55-vjeçarin jashtë një klinike private në Halandri, më 24 prill 2025. Sipas autoriteteve, këta janë dy shtetas grekë me origjinë shqiptare, të quajtur Dhionis Kokoni dhe tjetri me mbiemër Jupe si dhe dy grekë të tjerë, të quajtur Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos. Policia vlerëson se katër të dyshuarit kishin marrë përsipër pjesën operative të vrasjes, duke siguruar armë, automjete, transport dhe mbështetje për ekzekutorët e huaj që...
Burimi:
syri.net