EMRAT / Ndryshime në Polici, emërohen shefa të rinj komisariatesh në disa qytete të vendit
Policia e Shtetit ka ndërmarrë këtë të enjte, 18 qershor, një valë ndryshimesh në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qarqe të vendit, duke emëruar drejtues të rinj në poste kyçe. Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Ndërkohë, drejtimi i Komisariatit nr. 4 në kryeqytet i është besuar Florent Sulçes, i cili më herët ka ushtruar funksionin e zëvendësshefit në të njëjtën strukturë. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se ndryshimet prekin një sërë komisariatesh në vend, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese. Emërimet e reja janë si më poshtë: Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të DibrësElton...
Burimi:
javanews.al