“E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit

“E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit

Policia greke ka dalë në deklaratë për shtyp pas arrestimit të biznesmenit Ilir Shtufi në Selanik. Ata sqarojnë se si u arrestua Shtufi, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. “Një i huaj u arrestua dje, më 12 qershor 2026, në Selanik, ndaj të cilit po zhvilloheshin kërkime ndërkombëtare në një vend fqinj për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash. Arrestimi u krye nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas përdorimit të informacionit të marrë nëpërmjet Shoqatës së Policisë Greke dhe aktivizimit të kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar policor të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor të Shtabit të Policisë Helene (INTERPOL). Hetimi zbuloi se personi i lartpërmendur kishte hyrë në vendin tonë në orët e para...