Dy turistë ukrainas bien në greminë në zonën ‘Guri i Lekës’ në Shosh

Dy turistë ukrainas bien në greminë në zonën ‘Guri i Lekës’ në Shosh

Dy turistë me origjinë ukrainase kanë rënë në një greminë gjatë lëvizjes në terren malor, në zonën “Guri i Lekës”, në Njësinë Administrative Shosh. Menjëherë pas njoftimit, strukturat e mbrojtjes civile janë angazhuar për shpëtimin e tyre, në një operacion të koordinuar me forcat në terren. Dy turistët janë nxjerrë nga gremina me ndihmën e banorëve të zonës.