Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria. Dy mjete tip skuter janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy personat që i drejtonin, një shqiptar dhe një i huaj. Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv