Dy muaj pas tragjedisë, Lezha ndez qirinj për Xhuana Nikollajn, familjarët sërish në protestë: Duam drejtësi
Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur sërish mesditën e kësaj të diele pranë Obeliskut në qytet, për të ndezur qirinj në kujtim të saj dhe për të kërkuar drejtësi. Mes dhimbjes, lotëve dhe emocioneve të forta, familjarët shprehën se prej dy muajsh jetojnë me plagën e rëndë të humbjes së Xhuanës, ndërsa theksuan se ankthi dhe zhgënjimi i tyre shtohet nga moszbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ata kërkuan edhe një herë që drejtësia të vihet në vend dhe e vërteta të dalë sa më shpejt në dritë, duke apeluar për përgjegjësi institucionale dhe transparencë të plotë mbi rrethanat e rastit. Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të...
Burimi:
syri.net