Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë
Dy aksidente janë regjistruar te mbikalimi i Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë, nga të dyja kahet. Ndërkohë që është krijuar bllokim i aksit, mësohet se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia ka qenë në të dyja vendngjarjet, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve. Për pasojë është krijuar një trafik i rënduar, me radhë kilometrike mjetesh në autostradë.
Burimi:
javanews.al