Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!
Prej kohësh Dubai ishte kthyer në strehën e personazheve të botës së krimit, të cilët ishin shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Duke shfrytëzuar mungesën e një marrëveshjeje ekstradimi midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, të shumëkërkuarit qëndronin në këtë destinacion të pa prekur nga ligji. Por ky mit ra pas takimeve intensive mes dy shteteve dhe bashkëpunimit të Interpolit. Paprekshmëria e Dubait u thye në mars të vitit 2024, kur u ekstradua Bruno Çobo, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim me call center. Në vitet 2025–2026 janë ekstraduar 16 persona, kryesisht të kërkuar nga SPAK. Ekstradimi më i bujshëm nga Dubai në Shqipëri u realizua disa muaj më vonë, në gusht të vitit 2024, kur para drejtësisë shqiptare u vunë Plarent...
Burimi:
javanews.al