“Doli me kallashnikov në dorë”, çfarë ndodhi te lokali i biznesmenit në Sarandë

“Doli me kallashnikov në dorë”, çfarë ndodhi te lokali i biznesmenit në Sarandë

Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me vrasjen e Rexhep Ismailit në Sarandë, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:28 të 7 majit, një grup prej 5-6 të rinjsh ka shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, i cili ndodhet pranë karburantit të tij. Personat që shkuan aty kishin konflikt me një banor të fshatit Gjashtë për çështje pronësie. Në momentin e mbërritjes së tyre, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit, së bashku me 66 vjeçarin dhe tre persona të tjerë. Menjëherë mes palëve ka nisur një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik me sende të forta. Dyshohet se autorët nuk kishin si objektiv fillestar Ismailin, por personin...