Dogana greke zgjat orarin e shërbimit në PKK të Qafë Botës

Dogana greke zgjat orarin e shërbimit në PKK të Qafë Botës

Nisur nga mëngjesi i ditës së hënë, 11 maj, një lajm pozitiv vjen për banorët e jugut të vendit dhe jo vetëm por edhe për emigrantët dhe turistët që përdorin PKK të Qafë Botës për të lëvizur drejt shtetit grek dhe anasjelltas. Dogana greke e Mavromatit, në pikën kufitare të Qafë Botës, ka njoftuar zgjatjen e orarit të shërbimit për kalimin e qytetarëve dhe automjeteve.  Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se pika kufitare do të funksionojë nga ora 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, ose nga ora 06:00 deri në 24:00 me orën greke. Ky ndryshim në orar që sjell zgjatjen kohore të lëvizjes pritet të sjellë lehtësim të ndjeshëm për qytetarët që kalojnë kufirin çdo ditë, si dhe për flukset turistike që...