‘Do t’ju vras të gjithëve’, vëllai i viktimës në Roskovec: Policia erdhi pas 1 ore! Autori 3 herë u arrestua, 3 herë doli

‘Do t’ju vras të gjithëve’, vëllai i viktimës në Roskovec: Policia erdhi pas 1 ore! Autori 3 herë u arrestua, 3 herë doli

Të afërmit e 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit, tregojnë se krimi ishte paralajmëruar prej kohësh. Vëllai i viktimës rrëfen se autori i dyshuar, Refit Buzi, autori njihej nga policia si person me precedentë penalë, pasi ishte arrestuar 3 herë dhe 3 herë kishte dalë nga burgu thotë vëllai i viktimës. Jo vetëm kaq disa herë e kishte kërcënuar familjen Ata kanë dëgjuar kur autori thërriste ‘do ju vras të gjithëve’ , edhe pse thirrën policinë ajo erdhi një orë me vonesë “Vetëm zhurmë dhe bërtisnin brenda. Nuk shkonim dot brenda se s’kishim armë. Ai bërtiste “hajdeni se do t’iu vras të gjithëve”. Morëm policinë, ka ardhur pas një ore. Doli nga dritarja,...