Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku 3 vajza, njëra 20-vjeçe dhe dy 15-vjeçare dhunuan një 17-vjeçare dhe filmuan gjithë aktin. Në konferencën për media gjatë ditës së sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, tha se në ngjarje ka qenë i përfshirë edhe një oficer Policie, i cili është pezulluar më herët nga detyra dhe sot ndaj tij është marrë masa e përjashtimit. Sipas Hitës, oficeri i Policisë ka hyrë në marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë dhunuar të miturën, duke cënuar rëndë imazhin e ‘Bluve’. “Video që është transmetuar në rrjetet sociale dhe platformat e tjera është një video e rëndë ku shihen disa të mitura që kryenin veprime të dhunshme...