Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, caktohen masat e sigurisë. Për 15-vjeçaren u vendos shtrim në spital psikiatrik
Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e rëndë të dhunimit të një 17-vjeçareje, e cila u bë publike përmes pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale. Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për shtetasen L.L., “arrest në shtëpi” për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R. caktoi masën “shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarat po hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim. Organi i akuzës bën të ditur se hetimet kanë nxjerrë fakte që kanë krijuar dyshime të arsyeshme për ekzistencën e kësaj vepre penale, çka ka diktuar nevojën për...
Burimi:
javanews.al