Dhunë ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen shëndetësore: Dëmtime serioze në…

Dhunë ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen shëndetësore: Dëmtime serioze në…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku është dhunuar ish-kryetari i Partisë Demokratike në këtë qytet, Sokol Toma. Sipas raportimeve, ai është sulmuar nga disa persona dhe ka pësuar dëmtime serioze në gjymtyrët e poshtme, si dhe një plagë në vesh. Në lidhje me incidentin ka reaguar zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila ka bërë të ditur edhe gjendjen e tij shëndetësore. Sipas njoftimit, pacienti ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, është koshient dhe në gjendje të stabilizuar. Ai po merr trajtimin e nevojshëm dhe do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve në SUT. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes apo autorët e...