Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private
Ditën e djeshme kanë dalë para Gjykatës së Vlorës edhe dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, të arrestuar pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në zonën e Zvërnecit. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tërheqjen zvarrë të një qytetari gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec. Më herët, në burg është lënë edhe Geraldo Biba, punonjës i “Major Security”, i akuzuar për dhunimin e protestuesit. Vathi dhe Grami e mbajtën protestuesin me forcë në kabinën e rojës, pasi ai ishte goditur me grusht nga Biba. Policia bën të ditur se Grami dhe Vathi nuk figuronin të regjistruar apo të licencuar nga ndonjë subjekt privat, ndonëse vepronin si pjesë e kompanisë “Major Security”. Rojet...
Burimi:
opinion.al