Dhuna dyshohet për shkak të detyrës/ Reagon kreu i AKU në Shkodër: Nuk di kush më sulmoi! Nuk kam konflikte me asnjeri
Policia e Shkodrës vijon punën për identifikimin e autorit që dhunoi me sende të forta drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ramir Haderi, por dëshmia e këtij të fundit nuk ka ndihmuar grupin e hetimit. Në dëshminë që ka dhënë përpara policisë, Ramir Haderi thotë se nuk e di kush e ka goditur. “Isha duke ecur dhe po flisja në telefon, kur një person doli nga një rrugicë dhe më goditi me një send të fortë. Nuk arrita ta shoh, pasi u largua me shpejtësi.” Nga goditja, drejtori i AKU ka marrë një dëmtim në vetull, për të cilin mori mjekim në spital dhe më pas u largua. Haderi ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di arsyen e sulmit....
Burimi:
javanews.al