Detaje tronditëse nga atentati në Elbasan/ Autori i maskuar u ndoq nga fëmijët para sulmit, shënjestra e vërtetë i shpëtoi plumbave
Atentati me tre të plagosur në një lokal në Elbasan i ngjan një skene të vërtetë filmi. A2 CNN ka mësuar se autori iu afrua vendit ku kishte përgatitur sulmin i kamufluar me xhup të zi, me doreza dhe paruke bjonde dhe maskë halloweeni. Veshja humoristike e tij ka bërë që të ndiqej për disa minuta nga 5 fëmijë të rastësishëm që e shoqëronin me të qeshura duke e konsideruar si lojë. Nga verifikimi i videove të kamerave të sigurisë ai ka arritur t’i shmanget të miturve, dhe më pas ka vepruar duke qëlluar me 7 plumba drejt klientëve në verandën e lokalit në lagjen “Banesa”. Të plagosur mbetën Renaldo Mançe, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç, si dhe kamarieri i lokalit, 19-vjeçari Bjorgi Hoxha....
Burimi:
javanews.al