Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

Detaje të reja nga krimi në Korçë, ushtaraku i vrarë është ish-portieri i akademisë së Skënderbeut! E ekzekutoi shoku i tij me kallash

Ushtaraku që u ekzekutua me kallash nga shoku i tij pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës është ish-futbollist i Skënderbeut, skuadra e të rinjve. Joan Zuko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, ndërsa u vra nga shoku i tij në rrethana dhe motive ende të panjohura. Rezulton se Zuko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15, para se të bëhej pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ka ndodhur ngjarja. Në tentativë për t’i shpëtuar autorit, Joan Zuko ka hyrë në një pallat, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka kapur...