Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku pas një konflikti, shtetasi Donald Nela, 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi Dali Nela, 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Memaliaj/Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar...