Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4 korrik. Policia bën me dije se lidhur me incidentet është vënë në pranga një 33-vjeçar dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Ata akuzohen për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Pas përfundimit të protestës së 35-të para Kryeministrisë, një grup protestuesish marshoi drejt Komisariatit Nr. 3, ku mbaheshin...
Burimi:
opinion.al