Debati për transferimin përfundon në dhunë, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake pasi sulmoi shefin e tij

Debati për transferimin përfundon në dhunë, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake pasi sulmoi shefin e tij

Një punonjës 31-vjeçar i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar këtë të mërkurë, 29 korrik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj eprorit të tij për shkak të detyrës. Dyshohet se punonjësi ka goditur me grusht shefin e Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit në Policinë Bashkiake. Konflikti ka ndodhur pasi punonjësi ishte transferuar nga një sektor në një tjetër. Pas marrjes së këtij vendimi, ai është paraqitur në zyrën e eprorit të tij, ku fillimisht kanë debatuar verbalisht dhe më pas situata ka degraduar në dhunë fizike. Burimet bëjnë me dije se shefi i Mbikëqyrjes së Territorit, ka deklaruar se sulmi ndaj tij lidhet me ushtrimin e detyrës, pasi ishte ai që i kishte komunikuar vartësit vendimin e marrë nga drejtuesit për transferimin e tij...