Çmimet e naftës rriten mes tensioneve SHBA-Iran dhe frikës për furnizimet
Çmimet e naftës shënuan rritje të enjten, pas sulmeve të reja ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, duke ngritur shqetësime për ndërprerje të mundshme të furnizimeve në Lindjen e Mesme. Kontratat e së ardhmes për naftën bruto Brent, standardi ndërkombëtar, për dërgesat e shtatorit u rritën me 1.03% duke arritur në 78.82 dollarë për fuçi. Ndërkohë, kontratat e së ardhmes për naftën West Texas Intermediate (WTI) të SHBA-së, për dërgesat e gushtit, u ngjitën me 1.06% në 74.29 dollarë për fuçi. Këto çmime kishin shënuar një rritje prej më shumë se 4% edhe të mërkurën. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) deklaroi të mërkurën se sulmet e reja ndaj Iranit ishin një përgjigje ndaj sulmeve të Teheranit ndaj anijeve tregtare në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit. Presidenti...
Burimi:
kohajone.com