Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues

Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues

11 protestues të tjerë janë vënë nën hetim nga Policia e Tiranës për shkak se në protestat e zhvilluara më datë 22 dhe 23 qershor, kanë bllokuar akset rrugore dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve. Mes personave të vënë nën hetim është dhe Dritan Goxhaj. Kjo nuk është hera e parë që Policia e Tiranës ka nisur hetimet për protestuesit po për të njëjtat akuza. “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në lidhje me tubimet e zhvilluara më datat 22 dhe 23 qershor 2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike. Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i...