Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit. Gjatë kontrolleve në gjirin e Sarandës dhe në Ksamil u bllokuan dy mjete lundruese, tip Jet Ski, ndërsa drejtuesit e tyre u gjobitën me nga 500 mijë lekë secili. Sipas policisë Sarandë, mjetet kishin hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën e tyre. Për të shmangur incidentet me pasoja në det, policia u bën thirrje përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.