“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ka ngritur alarmin për situatën e sigurisë rrugore në Shqipëri, duke e cilësuar numrin e viktimave dhe aksidenteve si një “bilanc lufte”. Ndërsa publikoi disa statistika mbi vitet e fundit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ajo thekson se trendi i aksidenteve dhe humbjeve të jetëve është në rritje, ndërsa masat për përmirësimin e situatës mbeten të pamjaftueshme. “Kam sjellë disa statistika që tregojnë se nuk jemi mirë. Në vitin 2022 ka patur 1165 aksidente, ku 164 persona kanë humbur jetën, në vitin 2023 1285 aksidente, ku 192 persona kanë humbur jetën. Në vitin 2025, 1375 në të cilat 200 persona kanë humbur jetën. Vetëm në tre mujorin e parë të 2026-ës, 282...