Beqaj, tjetër kërkesë në GJKKO për ndryshimin e masës, ‘arrest në burg’ – ofron garanci 20 mijë euro

Beqaj, tjetër kërkesë në GJKKO për ndryshimin e masës, ‘arrest në burg’ – ofron garanci 20 mijë euro

Ish Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka paraqitur në gjykatën e posaçme kërkesë të re për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë tjetër duke afruar edhe garanci pasurore 20 mijë euro. Këtë herë kërkesës i është bashkangjitur edhe vendimi unifikues i gjykatës së lartë që mbajti qëndrim sa i takon masave arrest me burg. Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestua lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC. Sipas SPAK, Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme pasi kanë qenë ortak të shoqërisë Intech+, që të zbatojë vetëm përgjatë viteve 2022-2023 prokurime fiktive në kundërshtim me...